Projekti “Edukimi gjinor” në shkollë

Rreth projektit

Shkolla e mesme kombëtare “Hoteleri-Turizëm” ka 759 nxënës , ku 613  prej tyre janë meshkuj dhe 146 janë femra. Pabarazia gjinore, e cila shprehet në të dhënat numerike, gjithashtu  është lehtësisht e dukshme në çdo klasë.

Ky është një faktor shumë i rëndësishëm i cili përcakton në mënyrë të drejtëpërdrejtë llojin dhe specifikat e marrëdhënieve ndërpersonale midis nxënësve, edhe midis nxënësve dhe mësuesve në shkollë. Drejtoria e shkollës, stafi pedagogjik, kanë sjellë në fokus të punës së tyre, çështje të barazisë gjinore në shkollë.

Motoja e veprimtarive në shkollë ka qënë: “Unë dhe ti jemi njësoj”

Projekti “Unë♀dhe ti♂ jemi njësoj të barabartë”

Shkolla e mesme kombëtare “Hoteleri-Turizëm”

Shkolla e mesme kombëtare “Hoteleri-Turizëm”
Të dhëna
759 nxënës,
613 meshkuj dhe 146 janë femra.

Projekti: “Edukimi gjinor në shkollat e mesme profesionale”

Qëllimi i Projektit:
-Identifikimi i paragjykimeve dhe stigmave gjinore
-Zhvillimi i sjelljeve të përshtatshme gjinore
-Parandalimi i paragjykimeve në bazë të seksit dhe gjinisë.

Grupi (Gender) i punës:
Flutura Vaqarri; Alma Mastaka; Denis Sauku; Aida Zhupa; Anisa Asllanaj.

Produkte të projektit për edukimin gjinor
Kurrikula trajnimi të mësuesve
Kurrikula trajnimi të nxënësve
Kurrikula trajnimi të prindërve
Instrumenta të vlerësimit të teksteve në aspektin gjinor.
Metoda interaktive të edukimit gjinor.
Grupe ToT të edukimit gjinor.
Materiale informuese
Libri i projektit i botuar.

FAZA I -Mars 2008-Janar 2009

-Identifikimi i paragjykimeve dhe stigmave gjinore

Aktivitete

  • Vlerësimi i nevojave të shkollës në lidhje me çështjet e barazisë gjinore.
  • Analiza e kurrikulës/teksteve shkollore me fokus çështjet gjinore.
  • Zhvillimi i metodologjive të reja : Instrumenta të vlerësimit të teksteve në aspektin gjinor.

FAZA II : Janar 2009 – Nëntor 2009

-Zhvillimi i sjelljeve të përshtatshme gjinore tek mësuesit dhe nxënësit.

Aktivitete
- Identifikimi i grupeve të e aleatëve të çështjeve gjinore (grupi lobues brenda klasës & mësuesit e lendëve profesionale)
- Orë të lira në Departamente të Lëndëve shoqërore.
-“Peer- Coaching” me kolegët e lëndëve të shkencave ekzakte.
- Trajnimi ToT i mësuesve.
- Trajnim ToT i senatorëve.
- Metoda interaktive të edukimit gjinor.

FAZA III: Mars- Dhjetor 2010

-Parandalimi i paragjykimeve në bazë të seksit dhe gjinisë.

Aktivitete
- Ngritja e grupit të punës në shkollë, me fokus çështjet e barazisë gjinore.
- Lobimi për çështjet gjinore në komunitet.
- Pasqyrimi i këtij projekti në faqen e Facebook-ut të shkollës.
- Angazhimi i grupeve ToT si një strukturë monitoruese ndaj paragjykimeve gjinore në shkollë.

FAZA IV: Mars-Dhjetor 2011

Aktivitete
- Dokumentimi i punës së realizuar gjatë implementimit të projektit.
- Hapja e faqes elektronike të shkollës në WordPress.
- Përgatitja e draftit të librit të barazisë gjinore.

Rezultatet:
720 nxënës të informuar dhe sensibilizuar me çështjet e Edukimit Gjinor.
40 mësues të trajnuar
23 Senatorë të trajnuar si ToT.

Feedback:
• Repertor sjellor i ndryshuar sidomos tek djemtë.
• Qëndrimet maskiliste janë zbutur gradualisht.
• Nxënësit djem, janë ofruar në role që konsideroheshin si ekskluzivitet i detyrave femërore.

4 mendime mbi “Projekti “Edukimi gjinor” në shkollë

  1. Projekt shume interesant tregon parametra qytetare dhe europiane. Duke krijuar ambjent te njejte si per djem ashtu edhe per vajza, duke patur akses te barabarte te gjithe ne mesimdhenie dhe mesimnxenie.

  2. ne kohet e sotme ka ardhur momenti qe te gjithe te jene te barabarte dhe kete gje e vendosim ne vete dhe kjo gje na ben ne shqipetarve sa me europiane

  3. mos barazia gjinore eshte gjeja me absurte qe kane shqipetaret ne duhet te mundohemi qe kjo gje te hapet dhe ne shqiperi te jemi te barabarte te gjithe……….

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s