Vazhdimesia e Projektit te Barazise Gjinore ne shkolla

Vazhdimesia e projektit synon shtrirjen e tij duke filluar nga dy shkolla te tjera:

Shkolla 9-vjecare ” Isa Boletini” Koder Kamez

SAM_4130

dhe

IMG-20130515-00038

Shkolla 9-vjeçare ” 26 Nentori” Tirane.

Gjate periudhes Tetor 2012- Mars 2013, Jane realizuar 3 seminare ne kuadrin e shkembimit te eksperiencave  me mesuesit e ketyre shkollave.

Qellimi i tyre ka qene inicimi dhe zbatimi i Projektit Gender ne kontekstet perkatese.

Pjesemarres 20 mesues.

Trajnere: Alma Mastaka dhe Anisa Asllanaj

Foto nga seminaret e realizuara:

SAM_3404 1 (2) 1 (3) 1 (5) SAM_3383 SAM_3385 SAM_3394

IMG-20130131-00181 IMG-20130131-00151 IMG-20130131-00169 IMG-20130131-00177 IMG-20130131-00149 IMG-20130131-00143 IMG-20130131-00132 IMG-20130131-00193 IMG-20130131-00182 IMG-20130131-00188

SAM_4115 SAM_4102 SAM_4105 SAM_4106 SAM_4107

Gjithashtu, vazhdimesia e projektit eshte shtrire edhe ne Shkoder.

Seminaret e realizuara ne dy shkollat  e qytetit te Shkodres:

Shkolla 9-vjecare ” 28 Nentori”

dhe

Shkolla Profesionale Pyjore

Trajnere: Aida Zhupa dhe Desantila Tymi

Pjesemarres: 20 Mesues.

Edukimi gjinor, permes  mundesise dhe realitetit”

Ne te gjithe jemi te ndryshem, secili nga ne ka te drejta te barabarta

Barazia gjinore fuqizon zhvillimin”

-Nese djemte dhe vajzat, burrat dhe grate respektojne njeri-tjetrin ne menyre te barabarte, shoqeria ecen ne menyre te qendrueshme perpara.Kjo siguron nje jete me te mire, nje familje te shendetshme, femije me te edukuar dhe nje jete cilesore, duke garantuar nje te  ardhme te sigurte.

Shkolla “Hoteleri –Turizem”-Projekti “ Gender” ;

Barazia Gjinore dhe fenomeni “Gender” ne konteksin shqiptar.

Synimet e Projektit: Perfitimi i nje dimensioni te ri ne edukim:Dimensioni  gjinor ;

 Objektivat e trajnimit:

-Informimi dhe sensibilizimi i mesuesve dhe nxenesve mbi ceshtjet gender;

-Perhapja dhe shumefishimi i nje pervoje te vlefshme, ne shkolla te tjera te vendit;

 “Pse shkolla jone?”

-Shkolla jone u perfshi ne kete projekt per disa vecori te saj.Si nje shkolle profesionale ne te studiojne nje numer me i madh djemsh dhe shume me pak vajza.Kjo flet qarte per pranine e paragjykimeve me natyre gjinore ne zgjedhjet qe familjet bejne per te ardhmen e femijeve te tyre, duke i  ndare ne profesione per djem dhe per vajza dhe duke mos respektuar deshirat , aftesite dhe prirjet qe ata kane.Ne ndarjet e punes gjate oreve te mesimit  ne praktikat profesionale, nxenesit edukohen te jene te barabarte dhe te respektojne njeri-tjetrin.

Qellimi: Shkolla Hoteleri-Turizem si multiplikator i eksperiences se fituar.

Ne vazhden e trajnimeve, me perkrahjen e Kulture Kontaktit-Austria dhe IZHA (Institutit te Zhvillimit te Arsimit-Tirane) jane perfshire shkollat e mesme te qytetit te Shkodres:Gjimnazi  “28 Nentori’’ dhe Shkolla e Mesme Pyjore, ne bashkepunim me mesuesit e  shkolles se mesme  te pergjthshme “Oso Kuka” (pjese e rrjetit te trajnimeve). Keto trajnime jane realizuar me qellim shumefishimin e pervojes se arritur per  kater vjet me rradhe nga  mesuesit e grupit Gender, te perzgjedhur nga e gjithe Shqiperia.Per kete arsye, jane zhvilluar dy seanca sensibilizuese  ne qytetin e Shkodres.

 Vecori te shkollave pjesemarrese ne projekt:

Trajnime te qellimta-ne Shkoder, sepse eshte nje nga qytetet kryesore te vendit, e perfshire ne projektin Gender.Shkolla e mesme e pergjithshme  “28 Nentori”,eshte nje nga shkollat me te vjetra ne Shkoder me nje tradite te rendesishme ne fushen e arsimit dhe kultures.Ka nje numer te konsiderueshem nxenesish, te cilet banojne ne  zonen rreth shkolles, ne qender te qytetit dhe me nje perberje homogjene, djem dhe vajza.Ka nje staf te pergatitur dhe aktiv mesuesish dhe arritje te mira ne procesin mesimor  dhe edukativ.Shkolla tjeter  e perfshire ne projekt, eshte shkolla e mesme profesionale pyjore, e cila ka vecori te ndryshme nga e para.Ajo ka nje prurje te konsiderueshme nga zona rurale rreth qytetit te Shkodres, e cila perbehet kryesisht nga djemte dhe shume pak vajza. Kjo paraqet veshtiresi per realizimin e projektit, por mesuesit e shkolles jane treguar te gatshem te bashkepunojne.

Trajnimi i pare: U zhvillua gjate muajit Tetor, ne shkollen e mesme te pergjithshme “28 Nentori” dhe ne  shkollen profesionale pyjore.Ky trajnim pati si synim sensibilizimin e mesuesve per rendesine e projektit, si  dhe njohjen e tyre me konceptet baze te barazise gjinore.U diskutua dhe u sollen mjaft problematika nga realiteti i perditshem me nxenesit, lidhur me pabarazine  mes djemve dhe vajzave gjate procesit te shkollimit,si dhe mentalitetin e gabuar qe vihet re jo vetem tek  nxenesit, por edhe tek mesuesit.Mesuesve iu dhane modele oresh edukative dhe oresh te hapura mesimore  me kendveshtrim gjinor, te zhvilluara ne shkollat iniciuese te projektit si :shkolla  “Hoteleri-Turizem, Tirane dhe gjimnazi “Oso Kuka”,Shkoder.U perdoren mjete dhe teknika si power-point, flipcharter, fleteformati,materiale  te ndryshme te pergatitura per lojra, situata rasti dhe pune ne grupe,te cilat i ndihmuan shume pjesemarresit.

Trajnimi i dyte:U zhvillua gjate muajit janar, ne te dyja shkollat e lartpermendura dhe pati si qellim vazhdimin e projektit permes nje grupi berthame,te  perzgjedhur  me mesuesit me te mire.Qellimi ishte qe ky grup te bente percuesin e ideve qe u diskutuan gjate seances se pare, duke e cuar me tej punen ne shkollat e tyre.U punuan materiale teorike dhe moduli i pergatitur nga trajnueset lidhur me  konceptet baze te perkatesise gjinore, metodave te mesimdhenies dhe u debatua rreth problematikave te pershtatjes ne shkolla te ketyre metodave.Projekti do te vazhdoje ne dy seanca  te tjera  gjate muajve mars dhe qershor .

Feedback nga takimet e para:

Cfare arritem permes ketij trajnimi?

Mendojme se mundem te nxisim debat dhe reflektim tek auditoret ,te cilet u bene me te ndjeshem ndaj  nje dimensioni  te ri ne edukimin e nxenesve, edukimin gjinor,si nje brez i ri  shume problematik , per shkak te faktoreve  te ndryshem ekonomike,sociale dhe kulturore qe po kalon vendi yne,por qe kane nevoje me shume se kurre per kujdesin dhe pjekurine profesionale dhe humane te mesuesve, per modelet e tyre te sjelljes dhe orientimin drejt nje te ardhme me te mire.

Aleatet apo pikat mbeshtetese ne kete trajnim: Vertet na vjen mire te permendim  ndihmen e pakursyer te dy drejtorive te shkollave perkatese,qe u treguan optimiste dhe dashamires per kete trajnim.Gjithashtu pershendesim disa nga mesuesit me pervoje ne keto shkolla, qe luajten rolin e liderve te grupeve,por dhe mesues te rinj qe shfaqen deshiren per te vazhduar punen me projektin me tej, ne shkollat e tyre.Me keta mesues u formua nje berthame, e cila vazhdoi trainimin, per t’u kthyer me pas ne multiplikator te pervojave ne ceshtjet gender.

Pikat e dobeta dhe barrierat:

Gjate dy seancave te para u vune re qendrime skeptike ne lidhje me problemet e barazise gjinore, nga disa pjesemarres te auditorit, por shpejt u bashkuan me frymen optimiste te pjeses  me te madhe te grupit, te cilet mendonin se ishte me vlere te punoje ne kete fushe.

Po me tej?

Pjesetaret e zgjedhur nder me aktivet, moren persiper te vazhdonin projektet ne shkollat e tyre, duke zhvilluar nje sere aktivitetesh, te cilat do te paraqiten ne planin perkates gjate seances  se trete te trajnimit, gjate muajit Mars.

Materiale qe jane punuar ne trajnime:

-Koncepte baze te perkatesise gjinore;

-Legjislacioni ne kuadrin lokal dhe global;

-Metodat e mesimdhenies me ndjeshmeri gjinore;

-Roli i arsimit, i shkolles dhe mesuesi i suksesshem  ne perfshirjen e dimensionit gjinor ne edukim;

-Lojra,situata rasti ,pune ne grupe,per mesues dhe nxenes me fokus gjinine;etj

 

Punimi me konceptet-kyc  te  Barazise Gjinore dhe rendesine e rolit te shkolles dhe mesuesve, ne  edukimin e ekuilibruar gjinor te nxenesve.

Trajnimi ne fazen e dyte, me mesuesit e perzgjedhur nga dy shkollat e mesiperme, per te vazhduar projektin “Edukimi gjinor mes mundesise dhe realitetit” me nxenesit e tyre

Nderveprimi mes  auditorit dhe traniereve,diskutimet dhe reflektimet  si celesa te nje metodologjie te suksesshme per ceshtjet e barazise gjinore. Me poshte eshte bashkengjitur moduli i trajnimit i perdorur  nga tranieret gjate seancave te para, mbi konceptet kyc te barazise gjinore, legjislacionin ne mbrojtje te te drejtave te grave, si dhe disa nga metodat e mesimdhenies per nje mesues te suksesshem ne ceshtjet gjinore.

Foto nga seminaret e realizuara:

DSC00697 DSC00705 DSC00699 DSC00698 DSC00707 DSC00708 DSC00917 DSC00918 DSC00919

DSC03634

DSC03641 DSC03637 DSC03636 DSC03626 DSC03632

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s